Arabi-Shqipëri, formacionet zyrtare! Reja iu bën qejfin tre ekipeve të Superiores

Shqipëria do të luajë kundër Arabisë Saudite, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë do të startojë në orën 16:30, ndërsa tashmë trajneri Edy Reja ka përzgjedhur titullarët që do të zbresin në fushë. Ashtu siç u bë me dije mbrëmjen e djeshme, nuk do të ketë surpriza.

Në portë është përzgjedhur Elhan Kastrati, ndërsa para tij katërshja Gurishta – Bitri –Turkaj dhe Marku. Ndërkohë në mesfushë do të rreshtohen Mala – Deliu –Mucolli dhe Hadroj.

Kurse sulmin e udhëheqin Cikalleshi dhe Xhixha. Siç shihen, në formacionin titullar janë dy lojtarë nga Vllaznia, dy nga Partizani dhe dy nga Tirana.

FORMACIONI ZYRTAR i SHQIPERISE: Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçoli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha.

Kujtojmë se kjo sfidë nuk do të mund të transmetohet për shkak të vendimit të marrë nga ana e organizatorëve të cilët përfitojnë edhe nga fakti se bëhet fjalë për një sfidë jashtë datave zyrtare të FIFA-s.

Pas kësaj sfide, Shqipëria do të luajë edhe 3 miqësore të tjera në muajin nëntor, ndaj Italisë, Armenisë dhe Katarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *