WhatsApp jashtë funksionit në gjithë botën, reagon Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë

Aplikacioni i mesazheve, ëhatsApp, në pronësi të Meta, s’funksionon në shumë vende të botës. Mijëra përdorues të aplikacionit nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe në format tekst ose video.

Sipas Downdetector, një platformë që gjurmon faqet e internetit, ka pasur rreth 26.000 raportime nga përdoruesit në lidhje me funksionimin e aplikacionit.

Ndërsa 69% e të përdoruesve të ëhatsApp u përballën me probleme me dërgimin e mesazheve, 24% kishin probleme me lidhjen me serverin dhe 7% kishin probleme me aplikacionin e përgjithshëm.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për të rikthyer ëhatsApp sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi Meta, cituar nga agjencia e lajmeve ANI.

WhatsApp for Business, versioni i platformës i krijuar për kompanitë dhe bizneset për të kryer transaksione tregtare, tregoi gjithashtu një rritje të numrit të ankesave në Doëndetector pasi përdoruesit nuk ishin në gjendje të kryenin asnjë komunikim.

WhatsApp ka rreth dy miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën. Nuk është hera e parë që ka probleme me sistemin e mesazheve. Problemi sot ka qenë vetëm në një pjesë të kufizuar të përdoruesve, të cilët kanë mundur të gjejnë ngushëllim në platforma të tjera si Instagram dhe Facebook, në pronësi të Metës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *