UEFA i beson shumë arbitrit të Superiores, do jetë ndeshja më e rëndësishme në karrierë

UEFA i beson së tepërmi arbitrave shqiptarë. Enea Jorgji është graduar në Europa League, për të marrë përgjegjësinë e një nga ndeshjeve më të rëndësishme që ka gjykuar në karrierë.

Enea Jorgji do të jetë kryesori i takimit mes Ferencvaros dhe Monaco. Kjo përballje do të luhet në ditën e enjte për Europa League.

Po ashtu arbitri nga kryeqyteti Juxhin Xhaja, ai që do të vendosë drejtësi në duelin e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, mes Vijarealit dhe izraelitëve të Hapoel Ber Sheva.

Kjo përballje do të luhet ditën e enjte në orën 18:45 në stadiumin “Estadi Ciutat de Valencia”. Bëhet me dije se Xhaja do të ndihmohet po nga tre gjyqtarë të tjerë nga Shqipëria.

Asisteni i tij i parë do të jetë Nertil Bregasi, ndërsa asisten i dytë Dojanto Myftari. Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë Kreshnik Barjamaj.

Gjithnjë e më shumë kohët e fundit po iu besohet shumë nga UEFA arbitrave shqiptarë qoftë nga Shqipëria qoftë atyre nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *