Një tifoz shqiptar i Milanit ka zgjedhur “San Siron” për t’i propozuar të dashurës. Henri, anëtari i Milan Club Albania i propozoi Romines në një prej stadiumeve më të bukura në botë, shkruan LIG Sport.
Para fillimit të ndeshjes, ai shfrytëzoi momentin dhe i propozoi të dashurës, e cila iu përgjigj pozitivisht. Tifozët italianë të Milanit e përshëndeten veprimin e Henrit dhe filluan duartrokitjet.
Kujtojme se sot ne orën 21:00 në stadiumin Maksimir do të zhvillohet ndeshja e pestë e fazës kualifikuese te grupit te Champions League. Milani është ndalur në 4 pikë dhe kërkon hakmarrje pas humbjeve te dyfishta ndaj Chelsea.
Ende disa dyshime për formacionin për kuqezinjtë. Stefano Pioli, pak para konferencës për shtyp para ndeshjes, ka folur për Sky Sport për zgjedhjet përfundimtare për nesër. Shqetësimi ka të bëjë me Brahim Diaz. Playmaker-i, i cili po përjeton një moment magjik në kampionat, vuan nga një lodhje e lehtë:
“Brahimi është më mirë, nesër në mëngjes do të bëjmë një prove para ndeshjes në hotel, shpresojmë të jetë pjesë e ndeshjes” – pranoi Pioli. për të shpjeguar kushtet e spanjollit. Pioli vlerësoi edhe kroatin Rebic: “Ai është një lojtar i madh. Është i zoti. Lojtarët e mëdhenj si ai janë idealë për lojëra të caktuara. Sigurisht që duhet të luajmë si ekip, por cilësitë e individëve mund të jenë vendimtare”.
Konferenca sakaq e pa Piolin t’i pergjigjej gazetareve. “Na pret një sfidë shumë e rëndësishme, nëse duam të ecim përpara duhet të bëjmë më të mirën”. Dëshironi revansh pas Chelseat? “Nuk kemi nevojë për zemërim, por përqendrim, qartësi. Këtu Dinamo nuk ka humbur që nga dhjetori 2021, jemi të vetëdijshëm, duhet të kemi qasjen e duhur dhe të jemi të vazhdueshëm”.