Shumë vetëve iu vinte për të vjellë kur e shihnin, ndërron jetë “njeriu më i pistë në botë”

Një burrë iranian i konsideruar si “njeriu më i pistë në botë” për shkak se nuk kishte bërë dush për dekada, është ndarë nga jeta.

Sipas mediave shtetërore të Teheranit, Amou Haji u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare. Amou ishte beqar dhe nuk lahej nga frika se mos “sëmurej”.

Për herë të parë pas rreth gjysmë shekulli pa bërë dush, ai u dërgua për t’u larë disa muaj më parë nga banorët e fshatit Dejgah, raportoi IRNA.

Sipas mediave iraniane, në vitin 2013 për jetën e tij u realizua një dokumentar i shkurtër i titulluar “The Strange Life of Amou Haji”.

Shumë vetë kur e shihin në rrugë reagonin shumë keq ndaj tij, madje kishte dhe nga ata që pështynin ose iu vinte për të vjellë.

Ai ka qenë shpeshherë pjesë e reportazheve të shumta nga televizione të ndryshme botërore, historia e tij ishte aspak e zakontë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *