Lajmi i fundit që vjen nga burimet e Newsport.al, bën me dije që lojtarët e Tërbunit kanë bojkotuar stërvitjen me ekipin. Shkak për këtë protestë është bërë vonesat me pagat.
Ekpi i Tërbunit që vijon garën në Kategorinë e Parë, duke bërë një paraqitje të mirë në këto javë, renditet në vendin e 5-të.
Nuk dihet se për sa kohë do të vijojë kjo protestë nga lojtarët, pasi sfida e javës së 8-të është planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë, ndaj Turbinës.
Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë tepër interesante, teksa janë luajtur 7 javët e para, të shumta kanë qenë surprizat. Disfata 1-5 e Dinamos ndaj Flamurtarit dhe barazimi i Skënderbeut në shtëpi ndaj Besëlidhjas, e ka bërë akoma më intrigante situatën në këtë kategori. Java e 8-të vjen me duele tepër interesante që pritet të dhurojnë emocione të mëdha.
Dueli mes Apolonisë dhe Skënderbeun do të ngrejë siparin. Ky takim është planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë më datën 29 tetor në orën 12:00.
Një sfidë tepër e luftuar pritet të jetë padyshim edhe ajo mes Korabit të vendit të tretë dhe Dinamos së vendit të dytë.Rivalitet i madh pritet edhe në “derbin” Flamurtari-Oriku, por edhe Besa-Lushnja. Java e tetë do të mbyllet ditën e hënë.