Gruaja në Tiranë ndërron jetë duke bërë punët e shtëpisë

Një grua 64 vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Babrrusë. Ajo është gjetur e pajetë nga shërbimi i Urgjencës, në rrugë dhe pa shenja jete.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se fatkeqsisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Për fatin e saj të keq shtetësja me inicialet P.Q nuk ka mundur dot të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vend, aty ku gjet nga urgjenca.

“Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *