Pronarët duan kualifikimin, Leao rinovimin! Sonte bëhet vendimtare. Dy këshillat e Piolit

Lideri i madh i Milanit drejt Scudetto-s sezonin e kaluar ishte sigurisht Rafael Leao, i cili gjithashtu e nisi në mënyrë të shkëlqyer këtë kampionat (5 gola dhe 4 asistime). Kuqezinjtë e kanë pritur për një kohë të gjatë dhe tani po shijojnë një nga sulmuesit më të mirë. Portugezi i ri tashmë ka bërë kapërcimin në cilësi në Itali dhe tani duhet ta bëjë këtë edhe në Evropë.

Mëngjesin e sotëm raportohet nga Tuttosport i cili ka shpjeguar se Leao duhet të bëhet vendimtar edhe në Champions League dhe sonte do të ketë një shans të madh ndaj Dinamo Zagrebit, një ndeshje që Milani duhet ta fitojë me çdo kusht për të vazhduar te besoje te kualifikimi në Ligën e Kampionëve, faza e 1/8-ve.

Të shtunën Rafa e nisi nga pankina ndeshjen ndaj Monzës, më pas u fut në pjesën e dytë dhe shënoi golin përfundimtar 4-1 në finale. Sonte portugezi do të rikthehet në pozicionin startues, me Stefano Pioli që i kërkon një paraqitje super nga Leao edhe në Europë.

Deri tani shifra e tij në Ligën e Kampionëve është mjaft e dobët: një gol në 8 ndeshje (vitin e kaluar kundër Atletico Madrid në San Siro). Milani pret qartë një kontribut më masiv nga dikush si ai në garat evropiane dhe kështu sonte ata kanë një shans të shkëlqyeshëm për t’u rikthyer te gola në Evropë pas më shumë se një viti. Ka ardhur koha që Leao të lërë gjurmë edhe larg Italisë.

“Përqendrimi dhe qartësia”: Rekomandimet e Piolit për të neutralizuar Dinamon”: ja si e titullon Corriere della Sera mëngjesin e sotëm në kuadër të ndeshjes së sotme të Milanit në Zagreb. Gazeta raportoi deklaratat e djeshme të trajnerit kuqezi, i cili ka ide të qarta se çfarë do t’i duhet skuadrës së tij për të sjellë një rezultat pozitiv: “Nuk kemi nevojë për zemërim, por përqendrim dhe qartësi”.

Repubblica në stendat e gazetave këtë mëngjes me titull: “Milani nuk mund të gabojë, RedBird dëshiron raundin e dytë”. Kuqezinjtë, të cilët do të jenë të zënë sonte në Dinamo Zagreb, duhet të kthehen në shtëpi me tre pikët në xhep dhe kështu të vazhdojnë të synojne kualifikimin në 1/8 e Ligës së Kampionëve. Kualifikimi kap vlerën e rreth 60 milionë eurove, të ardhura shumë të rëndësishme për programet e pronarëve të rinj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *