Pioli kënaq tifozerinë kuqezi, sonte mund të vijë kthesa e madhe e sulmit! Lojtari është bindur

Një Ante Rebic “krejt i ri”. Sonte kroati kthehet në shtëpi – ne Kroaci – dhe është gati të dalë në fushë në një rol ndryshe nga zakonisht. Ishte Stefano Pioli sezonin e kaluar ai që argumentoi se lojtarit nuk i pëlqen të lëvizë djathtas por pika e kthesës mund të vijë kundër Dinamo Zagrebit.

Trajneri i kuqezinjve shfaqet i gatshëm që në ndeshjen e ditës së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të pohojë idenë e tij, që Ante Rebic të luajë në të djathtë. Ky është lajmi i orëve të fundit. Një risi që konfirmohet edhe në mëngjes.

Një sulm i rëndë me Leaon, Giroud dhe Rebic. Një treshe e fortë që mund të mbështetet nga Charles De Ketelaere. Pioli duket i gatshëm të vë bast për sulmin e tij. Një zgjedhje e treshes që befason por në të njëjtën kohë gjen mbështetjen e tifozeve.

Ideja e vendosjes së Rebic, nga ana tjetër, nuk është e re. Ishte gjithmonë ideja e tifozeve, të cilët kurrë nuk besuan se Ante nuk mund te luante aty dhe se duhej me cdo kusht Saelemaekers dhe Messias. Është e qartë se nëse sonte konfirmohet zgjedhja e kroatit në të djathtë, Milani mund të jetë para një kthese.

Ante Rebic tashmë ka dhënë sinjale të rëndësishme në atë rol. Goli i Sandro Tonalit ndaj Veronës erdhi nga asistimi i tij nga e djathta. Nëse sonte ai do të bindë, mund të ketë vërtet një pikë kthese edhe në merkato.

Milani ka vite që është në kërkim të një anësori të djathtë. Kroati di të sakrifikojë veten dhe të luajë për bashkëlojtarët. Të gjithë po bëjnë tifo për Rebic, kush e di nëse klubi kuqezi do të ketë një ‘të ri’ të madh të krahut të djathtë sonte.

Vete lojtari dje tha se “nuk e kam problem te luaj ne te djathte, do te jem ne fushe aty ku deshiron trajneri”. nje pohim ky qe ka ardhur pikerisht pasi tashme me ardhjen e Charles de Ketelaere, me Brahim Diaz qe luan kudo dhe me Origi, sulmi behet konkurrues me disa elemente, pa harruar Messias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *