Pas Italisë dhe Armenisë, Shqipëria tjetër miqësore! Kundërshtari merr pjesë në Botëror

Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore dhe këtë herë bëhet fjalë për vendin që organizon Botërorin 2022. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në FSHF se është arritur marrëveshja me Federatën e Katarit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në datën 9 nëntor në Spanjë.

Mbetet për t’u fiksuar tashmë ora e zhvillimit të ndeshjes dhe stadiumi në vendin iberik ku dhe është caktuar si miqësore.Kujtojmë që nesër (ora 16:45), Shqipëria do të luajë kundër Arabisë Saudite.

Ky takim nuk do të ketë spektatorë dhe as nuk do të transmetohet nga ndonjë televizion për shkak të vendimit të marrë nga federata arabe.

Ndërkohë, tekniku Edi Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike me lojtarët në këtë seancë, teksa ekipi do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin e ndeshjes sot pasdite.

Me grupin është bashkuar edhe Arbnor Muçolli, teksa pesë nga futbollistët e ftuar për këtë ndeshje do të udhëtojnë direkt në Abu Dabi.

Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitajn, Bekim Balajn, Elhan Kastratin dhe Gentian Selmanin. Ndërsa pjesa tjetër ka mbërritur dje në orët e vona në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *