Neritan Liçaj rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon dhuratën më të madhe në jetën e tij

Aktori i njohur, Neritan Liçaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vila24′, ku ka folur për jetën e tij dhe bashkëshorten Holta.

“Është dhurata më e madhe në jetën time, është bekim. Është shumë energjike, nuk lodhet kurrë, nuk dorëzohet kurrë, ka një mirësi të jashtëzakonshme.

Ne jemi 3 burra në shtëpi, Holta ikën dhe me shërbime jashtë Tiranës, dhe 3 burra në shtëpi, si spital shtëpia pa të, çunat thonë na mori malli për mamin, nuk shtyhet pa mamin dhe vërtetë sa vjen ajo ndriçon shtëpia’- tha aktori Liçaj.

Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishte i ftuar Neritan Liçaj. Aktori së fundmi është duke punuar me shfaqjen “Ivanov”, për të cilën u shpreh se të gjitha biletat janë sold out.

Një nga rolet për të cilat u komentua më shumë është ai i Enver Hoxhës. Neritani gjatë bisedës me Ermalin ai u shpreh se është marrë një vit me studimin e tij, me njohjen, jo propagandistike, por duke lexuar, folur me persona që kanë jetuar me të.

Sepse sipas tij është e domosdoshme edhe njohja shumë e mirë e personazhit. Gjithashtu shtoi se çdo figurë publike ka një jetë mediatike por dhe një jetë që nuk ia njeh njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *