ML | Maldini synon “grabitjen e madhe” nga Liverpool!

Milan është gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive në merkato, veçanërisht atyre ku mund të shtojnë cilësi në marrëveshjet “më të lira” dhe një ide e re ka dalë ne pah. Sipas MilanLive, një ‘mundësi’ që Milani po monitoron është Naby Keita.

Mesfushori 27-vjeçar aktualisht po kalon një sezon të komplikuar për shkak të lëndimeve që do të thotë se ai ka luajtur vetëm pesë minuta këtë sezon, në korrik në fitoren e Community Shield kundër Manchester Cityt.

Do të jetë e nevojshme të shihet se si do të zhvillohet gjendja e tij përpara se të ‘thellohet një bisedë me agjentin e tij’, por Keita ‘është një profil që Milanit i ka pëlqyer gjithmonë’ dhe ata mund të kërkojnë të shtojnë një lojtar që ka luajtur në një sistem intensiv presingu ne mesfushe.

Megjithatë, raporti shton gjithashtu se klube të tjera angleze si West Ham United dhe Newcastle United janë të interesuar për perfaqesuesin e Guinesë, por një rikthim i mundshëm në Gjermani mbetet një hipotezë mbi të gjitha ku Borussia Dortmund është gati ta mirëpresë atë.

Keita është një mesfushor i gjithanshëm dhe taktikisht i afte për të luajtur si perpara ashtu edhe mbrapa. Teknikisht i mirë, pikat e tij të forta janë dinamizmi dhe intensiteti. Ai gjithashtu ka driblime të shkëlqyera duke qenë fizikisht një futbollist i shkurter, gjë që e lejon atë të kërcejë lehtësisht mbi kundërshtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *