Luajti vetëm 15 minuta ndaj Salzburg, ja me çfarë note u vlerësua Broja

Chelsea fitoi 1-2 në transfertë me Salzburg në Champions League, duke marrë kreun e grupit dhe siguruar kualifikimin për në fazën me eleminim direkt.

Për Blutë në fushë u hodh edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 75, me djaloshin kuqezi që zëvendësoi Sterling në sulm.

Notë 6.0 për Brojën, teksa lojtari më i mirë te Chelsea ishte Thiago Silva me 7.9 dhe Kovacic me 7.8. Me këtë fitore, Chelsea siguroi biletën për 1/16.

Ndërkohë, në Spanjë, Sevilla mposhti me rezultatin 3-0, Copenhagen. Andaluzianët i shënuan të dy golat në fraksionin e dytë të lojës teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte sulmuesi El-Nesyri në minutën e 61-të ndërsa Isco dhe Montiel vulosën fitoren me golat e tyre respektivisht në minutën e 88-të dhe 92.

Pas këtij triumfi, Sevilla renditet në vendin e tretë të Grupit G me pesë pikë, ndërsa Copenhagen është i fundit me 2 pikë. Këtë grup e udhëheq Manchester City me 10 pikë, i ndjekur nga Dortmund me shtatë pikë.

Tani po luhen 6 sfidat e fundit për sot, ku surpriza e madhe vjen nga Leipzigu që po fiton 2-0 ndaj gjigantëve të Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *