Ish-lojtari i Club Bruges, Krépin Diatta foli ekskluzivisht për MilanNews.it për vështirësitë që po has Charles De Ketelaere te kuqezinjtë në fillim të sezonit. Dhe anësori i djathtë, tani në Francë te Monaco, nuk ka dyshime se mesfushori i ri sulmues belg i Stefano Piolit do të tregojë të gjitha cilësitë e tij.
Krépin ishe shoku i skuadrës së Charles de Ketelaere në Bruges për një sezon e gjysmë, nga 2019 deri në janar 2021. E pa të debutonte në ekipin e parë përpara se të transferohej te Monaco. Duke pasur parasysh vështirësitë e hasura në Milano në fillim të sezonit, çfarë këshille do të ndiheshit në gjendje t’i jepnit atij?
“Charles është një lojtar shumë i talentuar që punon shumë për ekipin. Por për momentin nuk është e lehtë për të, sepse ai është në një klub të ri dhe në Serie A, qe ehte nje lige krejt e re dhe ndryshe.
Tifozët e Milanit duhet të jenë të durueshëm. Por besoj shumë tek ai, jam i bindur se do të zhbllokohet psikologjikisht dhe me gola. Me mbrapa do të shënojë shumë gola. Kjo është e sigurt”.
Si është të luash me të? Lehtë apo e vështirë? “Të luash me Charles është e lehtë, shumë e lehtë. Ai zotëron teknikën dhe finesën e këmbës, jo pak per nje futbolliste. Milaniste, kini durim: do të shënojë shumë gola. E di qe per momentin i duket sikur ka ardhur nje lojtar i dobet por eshte karakteri i tij i vecante”.
Shumë mendojnë se kalimi nga Jupiler Pro League në Serie A ishte shumë i parakohshëm. “Jo, sepse nëse Milani e mori dhe pagoi gjithe ato para, sepse flitet per 35 mln euro per nje lojtar te rritur ne futbollin belg, do të thotë se ata mendonin se ai ishte gati për kërcimin e madh. Dhe ai do të bëjë mirë te kuqezinjtë, më besoni kete qe ju them”.