“Qeros të dua, Anglinë apo mua?”. Kjo ishte pyetja e cila u bë në pak ditë virale në mbikalimin afër pallatit me shigjeta. Ishte surpriza e Alketës për partnerin e saj Ermalin.
Ky i fundit prej shumë vitesh jeton në Angli dhe dashurinë e tij e gjeti në Shqipëri. Arsyen e kthimit të tij është Alekta. Ata kanë 8 muaj bashkë por me sa duket dashuria e tyre duket shumë e madhe.
Ata nuk janë si të gjithë çiftet normale. Alketa dhe Ermali kanë bërë shumë çmenduri për njëri-tjetrin. Ajo mund të njihet ndryshe me pseudonimin vajza shqiptare që ka marrë më shumë lule sepse Ermali nuk lë ditë apo rast pa i dërguar dedikime.
Nuk është hera e parë që i ka bërë dedikim Alketa. Ajo i ka shkruar edhe në rrugë me tullumbace “Qeros të dua”. Ermali ka bërë çmenduri që ka ardhur brenda 5 orëve nga Londra në Shqipëri për Alketën.
Gjithashtu çifti ka bërë shumë çmenduri të tjera. Ermali ka udhëtuar 4 ditë me makinë për të ardhur e për ta takuar. Ata nuk po rijnë dot larg njëri-tjetrit dhe si e tillë dashurinë e shprehin në forma të ndryshme edhe në rrjetet sociale. Por ende nuk kemi një vendim nëse do e lej Anglinë qerosi i Alketës për të dhe cilat do jenë hapat në të ardhmen.
Ditën e sotme çifti ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se si janë njohur. Ermali tregoi se nuk do e lërë Anglinë por sigurisht do marrë Alketën me vete.