Apolonia – Skënderbeu nuk do të luhet në datën 29 tetor. Kjo ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë së Parë është shtyrë prej kërkesës së Apolonisë. Fierakët U-19 do të luajnë të mërkurën kundër Hajduk Splitit në Kroaci në orën 15:00.
Duke qenë se disa lojtarë janë të angazhuar për këtë takim, drejtuesit e Apolonisë kanë kërkuar në FSHF që ndeshja të spostohet.
Në këtë mënyrë, është dhënë miratimi nga Sektori i Garave pas dakordësimit edhe me klubin e Skënderbeut. Duhet theksuar fakti se ende nuk është caktuar data e re për zhvillimin e kësaj ndeshje.
Ilirjan Përmeti në zi. Shefi i klubit të Skënderbeut ka bërë me dije se është ndarë nga jeta nëna e tij. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Përmeti lajmëron gjithë miqtë për këtë fatkeqësi në familjen e vet.
Të dashur miq,sot u nda nga jeta nëna ime e shtrenjtë. Nderimet e fundit do të bëhen me 25.10.2022 ne orën 12:00”, shkruan shefi i klubit i Skënderbeut në facebook-un e tij.
Prej shumë vitesh, pjesë e korçarëve, Përmeti ka dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit të Skënderbeut. Padyshim një nga njerëzit më të afërt të presidentit Ardjan Takaj që sot ka humbur nënën e tij.