Dinamo Zagreb-Milan, tani është radha e tij. Adani: “Ka ardhur koha, duhet ta tregojë…”

Sonte Milani po luan një pjesë shumë të rëndësishme të “tortes” ne Ligën e Kampionëve. Ndeshja ndaj Dinamo Zagrebit është një ndeshje që përfaqëson një udhëkryq të vërtetë për fatin e Djallit në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Një sfidë që do të jetë shumë e ndërlikuar, edhe sepse do të luhet në stadiumin Maksimir, shtëpia e Dinamo Zagrebit!

Milani i Stefano Piolit mbërrin në Kroaci me barkun plot, të paktën në kampionat. Fitorja e fundit ndaj Monzas ishte fantastike, por do të duhet të fitohet edhe në Champions League. Pavarësisht mungesave! Po, sepse kujtojmë se Djalli vazhdon te jete pa Mike Maignan, Davide Calabria, Alessandro Florenzi, Sergino Dest dhe Alexis Saelemaekers. Praktikisht pa portierin e tij të madh dhe pa pothuajse të gjithë krahun e djathtë.

Lele Adani ka folur si zakonisht në Bobo Tv.Sipas ish-futbollistit, tashmë komentator, ka ardhur koha që Rafael Leao të ngjitet në skenë edhe në Champions League. Forca dhe talenti i një kampioni të vërtetë kalon nëpër gara kaq të rëndësishme:

“Për mendimin tim, ka ardhur koha që Leao të bëjë ndryshimin në Champions League. Ngaqë e dimë që të pjekurit e tregojnë në Europë, disa karriera kalojnë nëpër disa ndeshje. Duke qenë se Leao në Serie A bën diferencën, në Kupën e Kampionëve është gjithashtu koha që ai të dalë në skenë. Është kompeticioni më i rëndësishëm i klubeve në botë”, ka thënë Lele Adani në Twitch.

Eksperti i madh ka dashur të bëjë një nënvizim shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Nga performanca e Leaos në Champions League ai mund të kalojë rolin e tij drejtues në Kupën e Botës. Dhe ka një arsye: “Edhe sepse Diogo Jota u lëndua dhe Leao duhet të ketë ambicie për të qenë titullar i Kupës së Botës. Dhe për të qenë titullar i Kupës së Botës, duhet të kalosh në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Adani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *