Beatrix Ramosaj ka folur për gjendjen e saj së fundmi. Dikush e pyeti këngëtaren nëse ajo është e lumtur, dhe përgjigja e saj s’kishte si të ishte më e mirë se kjo që do mund ta lexoni.
Artistja fillimisht tha se është e shëndetshme dhe e lumtur, bie në dashuri me jetën dhe veten në mënyrën më të bukur të mundshme. Ajo poashtu tha se është e bekuar nga Zoti, universi dhe vet jeta.
““Unë jam e shëndetshme dhe e lumtur. Nuk mund të ndaloj së dashuruari me jetën dhe veten në mënyrën më të bukur të mundshme.
Jam kaq e bekuar nga Zoti, nga universi dhe vetë jeta. Familja ime dhe të dashurit e mi janë të sigurt dhe të shëndetshëm. Gjithmonë mirënjohëse dhe e përulur.”, shkruan Triksa
Trixa më tutje është falënderuese për shëndetin dhe sigurinë e familjes dhe më të dashurve të saj. Ndryshe, ajo ka punuar së fundmi në projekte të reja, një nga të cilët do të lansohet shpejt.
Beatrix ka qenë padyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij viti pas gjithë asaj që ndodhi në BBV me historinë me Donaldin dhe Borën.