Chelsea luan ndaj Salzburg në Champions, trajneri i “Bluve” merr vendimin e habitshëm për Brojën

Shumë pritshmëri ishin për aktivizimin e Armando Brojës si titullar në Champions League. Chelsea do të përballet ndaj Salzburg në transfertë, atje ku kërkon me patjetër fitoren për të siguruar gjithçka sa i përket kalimit të turit tjetër.

Por Potter ka vendosur që sulmuesi shqiptar ta nisi sërish nga stoli. Para tij është zgjedhur sërish aktivizimi i Havertz, një lojtari që është dështimi më i madh te Chelsea në këtë sezon të ri, duke mos bërë asgjë për të fituar vendin e titullarit.

Ndërkohë Broja arriti që të fitonte penalltinë në ato pak minuta aktivizimi në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United.

Armando Broja ka dhënë një intervistë ekskluzive për SuperSportin ku ka rrëfyer emocionet e golit të parë me Chelsea-n në Premier League. Sulmuesi kuqezi ka rezervuar fjalët më të mira për trajnerin Potter dhe dyshen e sulmit Aubameyang-Sterling. Në fund të intervistës ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë.

“Që kur Potter u afrua, ai ka komunikuar shumë mirë me të gjithë lojtarët. Ka arritur t’i njohë të njohë të gjithë dhe ka adresuar problemet e ekipit. Ai ka qenë i mahnitshëm që në momentin e parë këtu, në ekip. Ai i ka ndihmuar të gjithë lojtarët dhe me të mund të flasim lirshëm kur gjërat nuk ecin siç duhet. Ai është me të vërtetë bashkëpunues dhe jemi me fat që kemi mundësinë të mësojmë nga ai dhe stafi i tij.”

“Natyrisht, tifozët shqiptarë kanë një vend të madh në zemrën time. Ata më kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugëtimit tim, kështu që i falënderoj shumë për mbështetjen e vazhdueshme, e vlerësoj shumë, faleminderit djema!”, tha ndër të tjera Broja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *