CBS Sports | “Leao-Ronaldo, kryqëzimet Chelsea-Man United…”

Chelsea nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Rafael Leaos nga Milan dhe ata po i japin përparësi anësorit ndaj Cristiano Ronaldos përpara janarit, thuhet në një raport te shkruajtur sot nga CBS Sports.

Ja si shkruhet ne artikull: “Chelsea po lidhet me një lëvizje për Ronaldon, i cili është i pakënaqur me situatën e tij te Manchester United, por trajneri Graham Potter do të preferonte që klubi të përpiqet të nënshkruajë me Leaon.

Megjithatë, United ka interesin e vet për anësorin portugez dhe kjo i bën gjërat të komplikuara. Potter dëshiron një tjetër sulmues, por ai ka në mendje opsione të tjera mbi Ronaldon në renditje, dhe një prej tyre është Leao, edhe pse Todd Boehly është një fans i madh i 37-vjeçarit.

United po monitoron gjithashtu situatën e Leaos teksa shikon mundësinë e zëvendësimit të Ronaldos që do të thotë se është shfaqur një “trekëndësh i vështirë transferimi”. Nëse Leao do të largohej në drejtim të Mançesterit, atëherë Chelsea ‘mund të detyrohet të kthejë vëmendjen te Ronaldo’.

Sidoqoftë, CBS Sports gjithashtu pretendon se Chelsea nuk do të angazhohet për nënshkrimin e Ronaldos pa ‘100% blerje’ nga ana e trajnerit Potter, i cili do te preferonte qe investimi te behej te Leao dhe jo te CR7″.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *