Ndryshe nga shumica, Armando Broja zgjedh më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

Një video e bërë së fundmi nga një tifoz i Çelsit së bashku me lojtarët e “Bluve” është bërë virale kohët e fundit në rrjetet sociale.

Ai pyet disa nga lojtarët që dalin nga stërvitja me makinë se kush është më i mirë mes Mesit dhe Ronaldos. Të gjithë ata zgjodhën futbollistin argjentinas, përveç Armando Brojës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk nguroi për të zgjedhur portugezin si lojtarin e tij të preferuar, duke qenë i vetmi që e bëri këtë zgjedhje.SHIH VIDEON

Chelsea do të përballet në ditën e nesërme kundër Salzburgut në transfertë. Londinezët do të mbyllnin historinë e kualifikimit me një fitore të mundshme.

Ndërkohë nga minuta e parë mund ta nisi takimin edhe Armando Broja. Pas debutimit si titullar në Premier League, tani vjen momenti i Champions League. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United, atje ku arriti të fitonte edhe penallti.

Trajneri Potter paralajmëroi disa ndryshime duke u shprehur se lojtarët të cilët ishin në stol ndaj djajëve të kuq do të tregojnë vlerat e tyre të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *