Anita Haradinaj ka patur një spektator të veçantë gjatë provave në Dance Albania. Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në Tv Klan për ta ndjekur teksa kërcente.
Pasi shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa puthje. Ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi që të shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.
Ramush Haradinaj: Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe! Anita Haradinaj: Do të doja që ti të kërceje me mua aty, të bësh një dy padjeshka. Ramush Haradinaj: Për aty nuk e di me kërcy, tashi që ke mësuar ndoshta. Sa e mirë je e dinë të gjithë!
Anita Haradinaj në këtë sfidë kërcimi ndodhet larg shtëpisë dhe fëmijëve dhe nuk i ka mbajtur dot emocionet teksa është shprehur për ta.
Ndërkohë Kupa e mbrëmjes shkoi për Arbnora Ademajn, perfomanca e së cilës u vlerësua me një mesatare prej 8 pikësh. Garën u detyrua ta braktisë futbollisti Andi Lila pas ndeshjes me Meridian Ramçajn, i cili u ndodh për herë të dytë rishtazi në një sfidë.
Fundi i mbrëmjes në “Dance Albania” është i ëmbël dhe i hidhur. Kjo për arsye se ka një fitues që rrëmbën kupën, por edhe një konkurrent i cili largohet nga show i kërcimit. Ndërsa për konkurrentin që do të linte garën pati një sfidë mes Andi Lilës dhe Meridian Ramçaj.Në fund, juria vendosi që nga programi të largohej ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila.