“Isha vetë fëmijë kur më bëre baba”, dedikimi që Kastro Zizo i bën të birit për ditëlindjen është shumë i ndjerë

Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin e njohur, Kastro Zizo dhe familjen e tij, teksa i biri Dankan feston datëlindjen dhe mbush 16 vjeç.

Sigurisht në këtë ditë të rëndësishme për të, nuk kishte si të mungonte urimi i të atit, një urim vërtetë emocionues duhet thënë, por nuk mund të presësh gjë tjetër nga një artist si Kastro.

Bashkangjitur me një foto të të birit në InstaStory, që meqë ra fjala tregon sa sa është rritur Dankan, këngëtari dhe moderatori mes rreshtas tregon ndjesitë që ka pasur kur e ka mbajtur djalin për herë të parë në krahë, ndërsa po ashtu i tregon se sa krenar është për “burrin” që është bërë.

Sigurisht në fund nuk harron të shprehë edhe dashurinë që ka për djalin, ndërsa në një intervistë së fundmi për “Natën me Aulonën”, Kastro u shpreh se një nga pengjet më të mëdha që ka nga koha kur kishte abuzuar me àlkóólin, është mungesa në jetën e të birit dhe vajzës, Nia. Megjithatë dedikime si ky tregojnë vërtetë dashurinë për ta.

Ndërkohë Kastro Zizo ka zbuluar se ai dhe Rozana Radi nuk kanë folur me njëri-tjetrin për 6 vite. Pavarësisht se i kanë rregulluar raportet, duket se këngëtarja nuk i ka hequr akoma block-un në Instagram.

Kastro ka shpërndarë në Instastory një shfaqje që do luhet nga Rozana dhe në pamundësi që t’i bëj tag në Instagram, i ka kërkuar asaj publikisht që t’i heq block-un.

“Një tmerr që s’kemi fol për 6 vite moj çupë… Edhe kush? Ne që kemi kalu dekada me hallet e qejfet e njëri-tjetrit! Me rëndësi që energjitë shkojnë sërish në njejtën rrugë për tu kanalizuar e dhënë më shumë dashuri, respekt dhe art. Njeriu gabon, por mëson dhe korigjon.P.S. Mëso të heqësh block-un”, ka shkruar Kastro përmbi postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *