Aktori Astrit Çerma për programet e humorit në Shqipëri: As me amatorët e ndërmarrjeve nuk i krahasoj dot

Aktori i njohur Astrit Çerma shquhet për ironinë e tij ndaj fenomeneve shqetësuese në shoqëri, politikë e patjetër në fushën e kulturës.

Së fundmi përmes një statusi në “Facebook”, ai është shprehur se emisionet e humorit sot, as nuk krahasohen me humorin që është bërë dikur nga estrada, apo profesionistët.

Ai ka shënjestruar drejtpërdrejtë “Portokallinë”, “Alpazarin” “Kosheren”, të cilat sipas tij nuk mund t’a konsiderojnë veten si tabani “i humorit shqiptar”.

“Shikoj këto “portokallijt”, “al pazaret” e “kosheret”, që me xhinglat e minglat e quajn veten si tabani i “humorit kombëtar”, dhe, nuk gyxoi ti krahasoi as me estradat, jo më profesioniste, por as të ndërrmarrjeve që ishin në atë kohë…

E di që, do të më tallin se “kam mbetur mbrapa”, por…gjithë ky përparim, dua s’dua aty më çon……
A.Çerma.”- shkruan aktori.

Edhe pse pretendojnë se kanë miliona shikime dhe ndjekës në ekran, realisht niveli i programeve të humorit lë për të dëshiruar në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *